Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Roli i burimeve njerëzore në rritjen e investimeve të NVM-ve Rasti: Komuna e Ferizajt
 
Names Hashani, Medain
Bajrami, Roberta
Date Issued 2015 (iso8601)
Abstract Abstrakti
Burimet njerëzore janë pasuria me e madhe në një ndërmarrje, pasi që i
gjithë zhvillimi është i varur nga puna dhe angazhimi i tyre. Çdo
biznes ka për qëllim maksimizimin e profitit. Që kompania ta arrijë
këtë duhet që përveç tjerash ta ketë në funksion dhe të zhvilluar
departamentin e burimeve njerëzore. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e
vogla dhe të mesme mund të përcaktohen si firma të pavarura, të cilat
punësojnë një numër te specifikuar të punëtorëve. Rëndësia e
ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është krijimi i inovacioneve,
mundësia e punësimit, pavarësia në veprim dhe konkurrenca.
Në këtë studim është punuar rreth rolit të burimeve njerëzore në
rritjen e zhvillimit dhe rritjen e investimeve të ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme. Së pari është analizuar rreth përgatitjes profesionale të
stafit punues të NVM-ve në Komunën e Ferizajt, është bërë analiza për
rritjen e numrit të punëtorëve profesionistë dhe dallimet në mes të
stafit profesional dhe jo profesional. Së dyti është paraqitur rëndësia e
trajnimeve në NVM-të në Komunën e Ferizajt, sa nga ndërmarrjet
trajnojnë stafin punues, a kanë ndikuar trajnimet në performancen e të
punësuarve dhe për cilat trajnime kanë nevojë më së shumti bizneset?
Së treti-a janë bërë matjet për rritjen e investimeve në ndërmarrjet e
vogla dhe të mesme, numri i punëtorëve kur bizneset kanë filluar
punën dhe numri aktual i të punësuarve?. Së fundi është bërë paraqitja
e korelacionit në mes rritjes së investimeve, rritjes së numri të
punëtorëve me përgatitje profesionale dhe rritjen e trajnimeve.
Genre Article
Topic Burimet Njerëzore (BNJ)
Identifier KDU 331:658.5(496.51-2)