eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat |
Names |
Tejeci-Murati, Hyrë
|
Date Issued | 2016 (iso8601) |
Abstract | Në Kosovë janë 82 radio dhe 21 televizione që kanë licencë deri në fund të vitit 2016. Katër radio dhe tre televizione kanë frekuencë nacionale; 14 radio dhe 12 televizione janë rajonale dhe 64 radio dhe gjashtë televizione janë lokale. Shumica e mediave elektronike lokale dhe rajonale transmetojnë program në gjuhën shqipe, por disa transmetojnë program edhe në gjuhën serbe, turke, rome. 56 TV të tjerë të licencuar, ofrojnë program vetëm përmes operatorëve kabllorë. Rezultatet e një hulumtimi në shtatë rajone në Kosovë, tregojnë se disa media lokale janë mbyllur dhe shumë të tjera rrezikojnë të mbyllen, për shkak të gjendjes së keqe financiare dhe infrastrukturës së dobët të tyre në përgjithësi. Ato operojnë me pak staf dhe me kushte minimale për punë. Shumë prej tyre kanë statusin e Organizatës Joqeveritare dhe sigurojnë financimin përmes projekteve. Kriza financiare e këtyre mediave reflekton në të ardhurat për gazetarë të tyre. Rrjedhimisht kjo ndikon edhe në konkurrencë dhe produktet që ofrojnë. Një vështrim i faqeve të tyre në internet (disa që kanë), çon në përfundim se ato nuk kanë produkte të veta, por japin informacione për zhvillime në përgjithësi, duke u shndërruar në portale që i ngjajnë shumë njëri tjetrit. Në këtë punim, jam përqendruar të pasqyroj gjendjen aktuale të mediave lokale në Kosovë, mënyrën e financimit të tyre, kushtet e punës, numrin e punëtorëve dhe sfidat kryesore që mund të kenë. |
Genre | Article |
Topic | mediat lokale |
Identifier | 978-9928-4345-1-7 |