Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Mbi sfondin dhe ndikimin e mundshëm të epistemologjisë në shfaqjen e post të vërtetës
 
Names Abazi, Hajdin
Date Issued 2017 (iso8601)
Abstract Qëllimi i kësaj trajtese është të nxjerrë në pah sfondin e post-të vërtetës si një pikëpamje, domethënë disa nga burimet dhe kushtet prej të cilave ka buruar ajo. Duke u bazuar në zhvillimet kundërthënëse filozofike përgjithësisht dhe sidomos të atyre epistemologjike të shekullit XX e që po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, argumentimi do të mbështetet, në njërën anë, në pikëpamjen e verifikacionizmit, sipas së cilës teoritë shkencore konfirmohen po qe se referenca e predikimeve të tyre konstatohet dhe shkencëtarët duhet t’i verifikojnë ato; si dhe, në anën tjetër, në pikëpamjen e falsifikacionizmit, sipas të cilës të gjitha teoritë shkencore janë të rreme dhe shkencëtarët duhet t’i falsifikojnë ato. Shtjellimi do të zgjerohet duke përfshirë kontributet e Thomas Kuhn, Imre Lakatos dhe Paul Feyerabend, si dhe të të tjerëve. Gjetjet e epistemologjisë se teoritë shkencore janë të rreme, se teoritë kanë ndikim në formimin e fakteve dhe perceptimeve, se dikotomia fakte /vlerat është shembur etj., nxjerrin në pah se si ndoshta qe shtruar rruga për post-të vërtetën. Trajtesa do të realizohet përmes qasjes së parashtrimit teorik, të shqyrtimit të argumenteve për dhe kundër dhe të analizës, për të përfunduar se post-e-vërteta si pikëpamje mund të jetë në mënyrë të tërthortë rrjedhojë e zhvillimeve të përgjithshme në filozofi dhe sidomos në epistemologji.
Genre Thesis
Topic filozofi
Identifier 1848-4298