Abstract |
Energjia është një aspekt i rëndësishëm i ndërtesave. Ajo është përbërëse në materiale ndërtimore dhe e nevojshme për ndriçim dhe instalime elektrike, si dhe për ngrohje dhe ftohje. Sasia e energjisë e cila nevojitet për të gjitha ndërtesat, mund të reduktohet. Qëllimi i këtij punimi është për t’i prezantuar masat që duhet të merren për reduktimin e energjisë në ndërtesa. Këto masa mund të merren bazuar në plane adekuate arkitekturale, ventilim të kontrolluar dhe termo izolim të cilësisë së lartë, siç janë: izolimi i denjë, largimi i urave termale si dhe furnizimi i vazhdueshëm me ajër. Nevoja e ndërtesave për lëndë djegëse fosile, mund të reduktohet deri në 90%, duke i marrë parasysh faktorët e lartpërmendur. |