Abstract |
Identitetet personale edhe në Kosovë krijohen përmes ndikimit të përmbajtjeve të massmedies. Sistemet e madha dhe të shumëllojshme teknologjike-komunikuese kanë lehtësuar konvergjimin e marrëdhënieve personale dhe kolektive në kontekste shoqërore dhe kulturor. Po kështu, identiteti personal është joshur nga faktorë që e orientojnë konstruimin e tij kah virtualja. Identiteti i përmirësuar, i retushuar dhe artificial, që krijohet në një hapësirë të tillë virtuale përmes massmedies e pasuron dhe lojën e roleve kulturore që nuk janë të përputhshme me rolet në jetën reale. Rolet nuk japin, por marrin nga publiku energjinë e pasistemuar kulturore dhe ia dhurojnë atë pushtetit të përfaqësueseve kryesisht koorporativ, të cilët menaxhojnë me përfitimin e publikes. |