eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Veçori të ofertës virtuale në radiot lokale në Shqipëri; Shqyrtim krahasues për periudhën 2013-2016 |
Names |
Muka, Arben
|
Date Issued | 2016 (iso8601) |
Abstract | Produktet online janë një vlerë e shtuar për një stacion radiofonik lokal1. Kjo lidhet në radhë të parë me ndikimin që ushtron avancimi i shpejtë teknologjik dhe zgjerimi i aksesit në internet, të cilat kanë ndryshuar ndjeshëm mjedisin dhe parametrat e infrastrukturës ku punon dhe prodhon redaksia. Nga ana tjetër, presion të drejtpërdrejtë ushtron dhe audienca, me mënyrën se si ajo e merr sot informacionin dhe e shijon argëtimin që ofron media, por dhe ai ajo kontribuon vetë në ideimin dhe realizimin e audiopërmbajtjeve. Ky punim ka në qendër pikërisht mënyrën se si e përdorin hapësirën virtuale redaksitë e radiove në Shqipëri: aspekte të menaxhimit të asaj pjese të performancës audio, të cilën ndjekësit e marrin nga navigimi në faqen e internetit; format më të përdorura të informimit dhe zbavitjes që shkarkohen në website-in e stacionit; pengesat e mangësitë që i mbajnë ende larg një pjesë të menaxherëve dhe pronarëve të radiove oferta virtual etj. Për ta konkretizuar dinamikën e tregut radiofonik në punim përfshihet dhe një shqyrtim krahasues për performancën virtuale në periudhën 2013 – 2016, nëpërmjet prezantimit të rezultateve të tre monitorimeve të njëpasnjëshme në fluksin e transmetimeve shqiptare, si një zgjedhje metodologjike që ndihmon për të kuptuar edhe më mire prirjen dhe shijen që kanë stafet radiofonike për shërbimet që u jepen ndjekësve përmes internetit. |
Genre | Article |
Topic | radio lokale |
Identifier | 978-9928-4345-1-7 |