Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Neutraliteti i BE-së, vështirësi shtesë për proceset eurointegruese të Kosovës
 
Names Rrahmani, Bashkim
Date Issued 2018 (iso8601)
Abstract Angazhimi i institucioneve të BE-së ka qenë i ndryshëm krahasuar me intervenimin e Brukselit ndaj shteteve tjera të Ballkanit dhe në veçanti lidhur me shtetet që kanë dalë nga procesi i shpërbërjes së ish-federatës jugosllave.
Roli i institucioneve të BE-së ka qenë shumë i rëndësishëm në fazat e para të rindërtimit dhe të ndërtimit të Kosovës pas instalimit të institucioneve civile ndërkombëtare, kur BE kishte një ndër shtyllat kryesore të pushtetit administrativ ndërkombëtar. Megjithatë, në procesin e integrimeve sipas Procesit të Stabilizim-Asociimit, ishin krijuar mekanizma të tjerë që e vendosnin Kosovën në pozitë të ndryshme krahasuar me Maqedoninë, me Malin e Zi, me Serbinë etj. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pesë shtete të BE-së nuk e njohën pavarësinë, ndërkohë që institucionet e BE-së vazhdojnë të mbajnë pozitë neutrale ndaj statusit të Kosovës. Këto janë çështje që e kanë ngadalësuar dhe e kanë vështirësuar procesin e integrimit të vendit, kurse Kosova është shteti i fundit që u fut në raporte kontraktuese me institucionet e BE-së. Krahas kësaj, Kosovës i janë vënë edhe kushte shtesë të cilat nuk u ishin parashtruar për vendet tjera të Ballkanit. Këto e kanë vënë Kosovën në pozitë të pabarabartë me shtetet tjera që janë në procesin e integrimit. Punimi bën një analizë të ndërhyrjes së institucioneve të BE-së nëpër faza të ndryshme, përfshirë fazën e shpërbërjes së ish-federatës e deri pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet analizmit të dokumenteve dhe të politikave të BE-së shqyrtohet roli i kësaj ndërhyrjeje dhe vështirësitë e integrimit të Kosovës në proceset e integrimit.
Genre Thesis
Topic Kosova
Identifier 1848-4298