eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Nevoja e operatorëve lokalë audioviziv për burime njerëzore të specializuara |
Names |
Mema, Briseida
|
Date Issued | 2016 (iso8601) |
Abstract | Në një botë globale ku kanë humbur të gjithë kufijtë kohorë dhe hapësinorë, ku informacioni i shumëllojshëm ka përhumbur atë hiperlokal, kontakti i audiencave me median po bëhet gjithnjë e më shumë i personalizuar. Në këto kushte, kur ngjarja e ndodhur në një kontinent tjetër të shërbehet njësoj me atë që ndodh brenda lokalitetit ku jeton, apo pse jo edhe me më shumë mënyra imponuese përmes metodave të ndryshme promovuese, po ndihet gjithnjë e më shumë nevoja për një faktorizim të operatoreve lokalë. Faktorizimi i tyre mund të ndodh përmes shumë mënyrash, por një aspekt i rëndësishëm i saj do të ishte "loja" e bërë përmes rrjeteve sociale. Në kushtet e domosdoshmërisë së për një shërbim të tillë, këtyre operatorëve do t'ju nevojiteshin edhe burime njerëzore shtesë. Sa të gatshëm janë operatorët lokalë shqiptar për të ecur me këtë hap të kohës? A mund të jenë ata më prezente për audiencat lokale? Cila është rëndësia e këtyre medieve për komunitetin lokalë? Këto janë disa çështje që do të trajtohen në këtë studim. Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij hulumtimi është ajo cilësore dhe sasiore. Përmes vëzhgimeve empirike të operatorëve lokalë dhe një anketimi të zhvilluar me gazetarë, drejtues dhe administratorë të këtyre medieve, studimi do të sjellë rezultate në lidhje me temën. |
Genre | Article |
Topic | operatorët lokalë |
Identifier | 978-9928-4345-1-7 |