Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Parimi i sovranitetit shtetëror dhe e drejta për vetëvendosje: Çështja e Kosovës
 
Names Lipušček, Uroš
Date Issued 2008 (iso8601)
Abstract Sovraniteti dhe vetëvendosja janë dy norma bazë të së drejtës ndërkombëtare, të cilat shpeshherë bien në kundërshtim me vetveten. Debati kryesor këtu është se cili parim e kufizon tjetrin dhe përgjigjja varet nga vlerësimi i secilit rast. Çështja e Kosovës është një shembull klasik i kësaj dileme. Që të dyja palët, shqiptarët kosovarë dhe serbët, insistojnë në të drejtat e tyre. Duke u bazuar, kryesisht, në arsyen historike, të parët kërkojnë të drejtën e vetëvendosjes në formë të shtetit, ndërsa këta të fundit të drejtën ta mbajnë provincën e Kosovës në kornizën e Serbisë. Arsyet historike, ose të drejtat historike, janë një koncept i vjetruar. Koncepti modern i vetëvendosjes, i zhvilluar nga teoria demokratike e Woodrow Wilson-it, ua mundëson shqiptarëve kosovarë të drejtën për vetëvendosje. Sovraniteti shtetëror nuk është më një koncept absolut përderisa ka lidhje drejtpërdrejt me respektimin e të drejtave të njeriut. Edhe pse vetëvendosja nuk mund të jetë në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, shqiptarët kosovarë e kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe të shtetit të tyre përderisa kanë qenë të shtypur nga regjimi i Milosheviqit. Vetëvendosja vazhdon të jetë një koncept radikal i kësaj kohe dhe aplikimi i saj varet nga rasti në rast duke marrë parasysh faktorë të ndryshëm.
Genre Article
Topic Sovraniteti i brendshëm dhe i jashtëm
Identifier 1848-4298