Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Sistemi administrativ i qyteteve të Kosovës gjatë shekujve XVI-XVIII
 
Names Ahmeti, Isuf
Date Issued 2018 (iso8601)
Abstract Periudha nga shekulli XVI e deri në fillim të shekullit XVIII, shënon një etapë të re me kushte dhe rrethana të reja historike për popullin shqiptar. Shoqëria shqiptare kishte humbur një pjesë të konsiderueshme të forcave vitale njerëzore dhe ishte zhveshur deri diku nga shtresat e zejtarëve, tregtarëve dhe ato kulturore. Nga ana tjetër, dukuritë e reja ekonomike e politike që lindën dhe vepruan pas pushtimit osman, siç qenë përgjithësimi i regjimit të timareve si njësi me ekonomi natyrale të veçuara, luftërat dhe ekspeditat ushtarake të vazhdueshme për forcimin e pushtetit osman, vënia në shërbim të armikut dhe feudalëve shqiptarë, copëzimi i madh politik-administrativ etj., u bënë shkaqet kryesore që ngadalësuan ritmet e zhvillimit ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit, që ndikuan në ngadalësimin e dinamikës së aspekteve të ndryshme të jetës.
Hulumtimet arkivore për shkruarjen e këtij studimi janë fokusuar edhe në fonde të dorëshkrimeve orientale, cirilike dhe latine të ruajtura në biblioteka të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë etj. Analiza studimore po ashtu është mbështetur në hulumtimet arkivore të fondeve orientale në Prishtinë, Sarajevë e Shkup. Mirëpo, burime të dorës së parë për hartimin e këtij punimi, gjithësesi mbesin ato që janë hulumtuar në arkiva të Turqisë, sidomos në atë të Stambollit dhe Ankarasë. Në kontekst të këtij hulumtimi shkencor, një interes të veçantë paraqet edhe ballafaqimi i tezave historike të historiografisë shqiptare me historiografinë serbe.
Punimi ofron lëndë të begatshme burimore. Ajo përshkohet me një kronologji dhe qasje të përdorimit të teknikave bashkëkohore shkencore-metodologjike.
Genre Thesis
Topic Vilajeti i Kosovës
Identifier 1848-4298