Abstract |
Vitet e tetëdhjeta filluan me çrregullime dhe tronditje të mëdha ekonomike dhe politike në disa shtete të Bllokut të Lindjes, si rezultat i vështirësive të mëdha të grumbulluara me vite e të cilat i ka sjellë socializmi si rend shoqëror në këtë pjesë të Evropës. Fillimi ishte në Poloni dhe më vonë valët e çrregullimeve arritën edhe në ish shtetin e quajtur Jugosllavi, por përmes Kosovës. Çrregullimet nuk kishin të ndalur, ato me kohë vijuan me shtrirje edhe në të gjitha shtetet e Evropës Lindore dhe më gjerë, deri te arritja e rezultateve të para konkrete në shkatërrimin e socializmit si rend shoqëror, në fillim të viteve të nëntëdhjeta në tërë Evropën Lindore dhe vetë BRSS (Rusinë) nga edhe e kishte zanafillën. |