Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Gjeopolitika e Shqipërisë – mundësia e kyçjes së Republikës së Kosovës në gazsjellësin – TAP
 
Names Bilalli, Mersel
Date Issued 2016 (iso8601)
Abstract Në Ballkan, Evropë dhe botë zhvillohen beteja të ashpra për atë se kush do t’i kontrollojë tubacionet gazpërçuese, gjë e cila nuk nënkupton vetëm favore financiare, por edhe pozicione të fuqishme gjeopolitike.

Pas dështimit të dy projekteve të mëdha gazpërçuese për Ballkanin – projekti “Rrjedha Jugore” (South Stream) dhe “NABUCCO”, definitivisht fitoi projekti TAP (Trans-Adriatic Pipelines), projekti më i madh në Ballkan, në 100 vitet e fundit, i cili Shqipërinë do ta shndërrojë në arterie të rëndësishme energjetike të Evropës. Kjo dukshëm do të ndikojë në dinamizimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, i cili nga ky gazsjellës do të përfitojë mbi 15 mijë punësime të reja në pesë vitet e ardhshme dhe mbi një miliard euro do të fitojë nga taksa e tranzitimit në 20 vitet në vijim.

Tani për tani projekti TAP parasheh dy krahë të vetat: Krahu, i cili lidhet në tubin kryesor të gazsjellësit TAP në Greqi, vazhdon për në Bullgari (180 kilometra i gjatë) dhe i cili parashihet të vazhdojë përmes Rumanisë dhe Hungarisë në drejtim të Evropës Qendrore. Krahu tjetër, i ashtuquajturi-IAP (Ionian-Adriatic Pipelines), pra Gazsjellësi Adriatik–Jon, do të furnizonte Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kroacinë, kurse një shtesë e këtij krahu do të kalonte përmes Maqedonisë dhe Kosovës.

Pa dilemë se ky projekt do të jetë tejet i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e rajonit, por edhe për stabilizimin dhe integrimin e tij.
Genre Article
Topic gazpërçuesi TAP
Identifier 1848-4298