Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Reforma e administratës publike në Kosovë
 
Names Batalli, Mirlinda
Date Issued 2012 (iso8601)
Abstract Reforma e administratës publike në Kosovë është një pjesë thelbësore e procesit të shtetndërtimit. Me reformën administrative qeveria synon të modernizojë administratën publike, për të forcuar kapacitetet e saj dhe për ta bërë atë më efikase dhe më të përgjegjshme.

Periudha e pas konfliktit në Kosovë që nga viti 1999 kur fillon ndërtimi i administratës së re publike në Kosovë deri në fillimin e reformës në administratë paraqet një periudhë relativisht të vështirë për Kosovën.

Reformimi i administratës publike në Kosovë manifestohet në dy mënyra: së pari, në lidhje me vetë strukturën e saj të zhvillimit dhe, së dyti, në lidhje me funksionet që kryen, efektet të cilat realizohen dhe shërbimet që u ofrohen institucioneve dhe qytetarëve.

Zbatimi i qeverisjes elektronike në administratën publike në Kosovë mundëson të gjitha kategoritë efikase të shërbimeve qeveritare, në çdo kohë dhe nga çdo distancë, në mënyrë që të përmbushën kërkesat e përditshme të qytetarëve. Qeverisja elektronike modernizon administratën dhe mundëson krijimin e një menaxhimi efikas dhe të përgjegjshëm në të gjitha nivelet e administratës. Përmes ofrimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, Kosova do të jetë pjesë e e- Evropës.
Genre Article
Topic Reforma
Identifier 1848-4298