Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Gazetari i medieve lokale përballë gazetarit të medieve kombëtare dhe ndërkombëtare
 
Names Demiri, Naile
Abrashi, Gazmend
Date Issued 2016 (iso8601)
Abstract Vështirësitë me të cilat përballen gazetarët e medieve lokale janë
shumë më të mëdha, në krahasim me gazetarët të cilët punojnë në
medien kombëtare apo edhe në ndërkombëtare. Ka shumë faktorë që
e rëndojnë punën dhe funksionimin e mirëfilltë të medies lokale. Në
fushë-studimin tonë, jemi dëshmitarë se të rralla janë ato mediume
televizive që i përmbahen etikës së mirëfilltë gazetareske. Duke mos
dashur të bëjmë përgjithësime, por fatkeqësisht, një numër i madh i
mediume lokale varen apo funksionojnë në mënyrë ―dkitatoriale‖, ku
pronari e dikton politikën editoriale të mediumit, apo, për të mos
thënë që ai është personi që vendos çka të editohet apo të
transmetohet, gjë që e rëndon funksionimin e mirëfilltë të mediumit.
Duke u nisur nga vetë emri media lokale, na krijohet percepcioni
se janë mediat e një regjioni të caktuar dhe funksionojnë dhe
veprojnë duke e pasqyruar realitetin e atij regjioni. Mirëpo, shumica e
mediale lokale tek ne, hapësirën kryesore editues e mbulojnë me
ngjarje të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar, duke i anashkaluar problemet dhe aktualitetin e atij regjioni, pra mund të thuhet se bëjnë
një zhvendosje të vëmendjes të audiencës lokale.
Nëse e bëjmë një analizë se si është sot gazetari lokal përballë
gazetarit të medieve kombëtare dhe ndërkombëtare, atëherë mund
të themi se kemi gazetarë të cilëve u mungon formimi profesion për
profesionin të cilin e ushtrojnë, por, edhe pse në raste më të rralla, kur
kemi ndonjë gazetar që ka formimin universitar për profesionin e
gazetarit, ai duhet të punojnë në bazë të direktivave të pronarit të
medias. Këtë më së miri e ilustron gazetari i TV Besa të Prizrenit, i
cili ditë më parë iu qas një padrejtësie që u zhvillua në Drejtorin e
Arsimit të Prizrenit, porse padroni e shtyri të tërhiqet, sepse mund të
kishte komplikime në vazhdimin e marrjes së reklamave nga Komuna
e Prizrenit.
Genre Article
Topic gazetari
Identifier 978-9928-4345-1-7