Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Televizioni si zgjatim i zyrës së promocionit të institucioneve të kulturës në Shqipëri
 
Names Ymeri, Anisa
Date Issued 2017 (iso8601)
Abstract Zyrat e promocionit apo të marrëdhënieve publike (PR-it) të
institucioneve kulturore, sikurse edhe zyrat e marketingut të
kompanive private, përherë e më shumë po e përcaktojnë
agjendën e informacionit dhe programeve televizive. Ndaj edhe
synimi i këtij kërkimi është të sjellë një analizë mbi këtë realitet
të ri me të cilin po përballen mediat audiovizive në Shqipëri.
Kjo është arritur përmes monitorimit për llogari të këtij kërkimi,
shfrytëzimit të disa anketave, sondazheve dhe studimeve për
audiovizualin, rreket të vërtetohet hipoteza.
Gjetjet tregojnë se më se 70 % e kohës televizive të lajmeve nga
fusha e kulturës janë të bazuara në njoftime për shtyp të
institucioneve kulturore publike apo private, por edhe të
individëve të cilët e kanë parashikuar mbajtjen e një aktiviteti.
Ka përherë e më pak informacione të ideuara apo të
investiguara nga gazetari apo redaksia. Agjenda e informacionit
bëhet nga këto zyra shtypi/promocioni dhe marketingu të
kompanive private. Meqë kultura nuk shet, ajo trajtohet nga
pronarët e mediave, drejtorët e programacionit dhe drejtuesit e
redaksive, si produkt i dorës së fundit.
Prej kësaj situate rrjedh se kemi informim sipërfaqësor dhe jo të
udhëhequr nga interesi i audiencës; mungesë të informimit
publik me problematikat me të cilat përballet kultura; dominim
të kulturës “tallava” kundrejt kulturës kombëtare. Me fjalë tjera,
gazetaria e kulturës në peizazhin audioviziv shqiptar është
shndërruar në zgjatim të zyrës së promocionit të institucioneve
qendrore të kulturës.
Genre Article
Topic Mediat audiovizive
Identifier 1848-4298