Abstract |
Pothuajse të gjitha metodat e mësimdhënies së gjuhës angleze vënë në plan të parë performancën e nxënësve. Si pjesë e performancës së nxënësve janë gjithashtu aftësitë të tilla si: leximi, shkrimi, dëgjimi dhe të folurit. Disa metoda i kushtojnë vëmendje më shumë leximit dhe shkrimit, ndërsa disa të tjera si Metoda e Komunikimit i kushton më shumë vëmendje komunikimit (të folurit). Në këtë hulumtim u testuan nxënësit e shkollave të mesme, respektivisht nxënësit e klasave të dhjeta të Kosovës, me qëllim që të marrim informacion mbi korrelacionin midis variablave (shkathtësive) për nxënësit që mësohen me metodën ESA dhe me nxënësit që mësohen me CLT (të komunikimit). Në të njëjtën kohë, gjithashtu është parë se cilat janë shkathtësitë ku studentët treguan rezultate më të mira duke përdorur metodat e lartpërmendura të mësimdhënies së gjuhës angleze. |