Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Sfidat e konsolidimit të shtetësisë: dialogu i Brukselit, dhjetë vjet pas pavarësimit të Kosovës
 
Names Osmanaj, Egzon
Date Issued 2018 (iso8601)
Abstract Dialogu Kosovë-Serbi është një nga proceset më të rëndësishme në të cilat Republika e Kosovës ka qenë e angazhuar që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Megjithatë, që nga fillimi, i ashtuquajturi “dialogu i Brukselit” është karakterizuar nga mungesa e transparencës, sinqeritetit si dhe nga shumëkuptimësia. Ky punim ka për fokus ndikimin që dialogu i Brukselit ka pasur në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës. Punimi argumenton se dialogu Kosovë-Serbi e ka dëmtuar shtetësinë e Kosovës nga brenda dhe e ka dobësuar atë në sferën e jashtme. Përderisa në aspektin e brendshëm, marrëveshjet e arritura në këtë dialog kanë përbërë një sfidë serioze për sistemin juridik dhe politik të Kosovës, në arenën ndërkombëtare, dialogu ka qenë një pengesë në rrugën e Kosovës drejt konsolidimit të shtetësisë së saj në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dialogu i Brukselit është mjaft unik dhe i paprecedentë për literaturën e formimit dhe konsolidimit të shtetësisë për faktin se një shtet demokratik dhe sovran interferon, me ndihmën dhe përkrahjen e të gjithë aktorëve ndërkombëtarë, në organizimin dhe çështjet e brendshme të një shteti tjetër sovran dhe demokratik. Ky punim po ashtu shpërfaq dobësinë e BE-së si ndërmjetësues në këtë proces.
Genre Thesis
Topic Dialogu i Brukselit
Identifier 1848-4298