eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Mediat lokale dhe ndikimi i tyre mbi angazhimin qytetar përmes medias sociale |
Names |
Çela, Erlis
|
Date Issued | 2016 (iso8601) |
Abstract | Fakti që media luan një rol të rëndësishëm në angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen e publikut në diskutimet me interes të përbashkët, i ka intriguar vazhdimisht studiuesit e fushës së medias dhe komunikimit. Fillimisht kjo fushë e studimeve të medias mori vëmendje duke u shtjelluar më tepër në teoritë që fokusoheshin mbi ndikimin e medias mbi audiencën. Një sërë teorish si ajo e ―përdorimit dhe kënaqësisë‖ apo teoria e përcaktimit të axhendës, ndërtuan një traditë të studimit në këtë fushë. Megjithatë ndikimi i medias mbi audiencat mbetet ende një fushë e parapëlqyer për t‘u eksploruar nga studiuesit e fushës së komunikimit dhe medias. Ky punim synon të evidentojë potencialin e mediave lokale në Shqipëri për të nxitur angazhimin dhe pjesëmarrjen qytetare në komunitetitet ku ato operojnë, duke përdorur mundësitë që ofrojnë platformat e mediave sociale si Facebook, Twitter, Instagram, etj. Studimi do të bazohet në analizën e të dhënave të grumbulluara nga anketimi i gazetarëve të medias lokale dhe pronarëve apo drejtuesve të tyre. Gjatë punimit do të ndalemi në tre raste konkrete ku do të shqyrtojmë përdorimin e rrjeteve sociale nga dy operatorë lokalë dhe dy portale informative me karakter lokal. Gjatë studimit synohet tu jepen përgjigje pyetjeve kërkimore që kanë të bëjnë me përdorimin e profileve në mediat sociale nga ana e operatorëve lokale me qëllim rritjen e shkallës së angazhimit dhe pjesëmarrjes qytetare të komuniteteve lokale si dhe rolin që luajnë këto platforma për të kapërcyer krizën e defaktorizimit te operatorët e medias lokale. |
Genre | Article |
Topic | Media lokale |
Identifier | 978-9928-4345-1-7 |