Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Informimi në epokën e mediave sociale: Rasti i Gazetës “Panorama”
 
Names Goci, Ervin
Date Issued 2017 (iso8601)
Abstract Lajmi në media gjithmonë e më tepër po gjen mbështetje për të mbijetuar te rrjetet sociale, si e vetmja formë për të ruajtur kontaktin me audiencën. Të gjitha shifrat na tregojnë, se trafikun kryesor sot për mediat tradicionale, e prodhojnë mediat sociale, jo më klikimi direkt në faqen e mediave dhe jo më nëpërmjet motorëve të kërkimit. Të gjitha raportet flasin për një transformim të sjelljes së audiencës, duke copëtuar vëmendjen në pafund burime informacioni dhe duke shpërndarë kohën e informimit. Po në ekosistemin e mediave shqiptare, çfarë ndodh? Çfarë ndodh sot me audiencat online dhe offline të një mediumi që ka prani në print dhe online? Sa të ardhura nxjerrin ato nga të reklama digjitale? Sa dhe si është transformuar të bërit lajm, duke krahasuar dy realitetet? Si e ka
ndryshuar të bërit lajm ekosistemi i rrjeteve sociale me modalitetet e prodhimit të trafikut, shpërndarjes dhe viralitetit? Mos mediat në hapësirat online janë duke aplikuar logjikën e clickbait-it, janë konvertuar në brand që marketojnë, shesin informacion-sensacion, njëlloj si kompanitë që marketojnë, duke injoruar tërësisht kualitetin e lajmit, thellimin dhe mbi të gjitha angazhimin e qëndrueshëm të audiencës, në një marrëdhënie besueshmërie, për t`i shpëtuar fenomenit të “posttruth” journalism?
Genre Article
Topic Pronar-kryeredaktor
Identifier 1848-4298