eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Gjeografia e lajmit në median e shkruar sipas nivelit të lokalizuar! |
Names |
Bregu, Zylyftar
|
Date Issued | 2015 (iso8601) |
Abstract | Qëllimi i këtij punimi është vëzhgimi dhe analiza e gjeografisë së lajmeve në median e shkruar në Shqipëri. Gjashtë gazeta të përditshme të cilat përfaqësojnë katër tipe të ndryshme të medias së shkruar janë studiuar për 30 ditët e muajit prill 2015, mbi gjeografinë e lajmeve, sipas pesë niveleve hapësinore. Së pari, lajmi global-kontinental(Europa), së dyti ai regjional-ballkanik, së treti ai kombëtar, së katërti ai rajonal (qarku) e së fundi ai lokal. Analiza është realizuar në disa rrafshe njëherazi; Fillimisht është vëzhguar tematika e informacionit për secilin hapësirë gjoegrafike bazuar në strukturën e zakonshme të medias së shkruar shqiptare; aktualitet, politikë, ekonomi, social, art-kulturor, etj. Së dyti janë evidentuar gjinitë nëpërmjet të cilave përcillet informacioni (lajm, analizë/koment, reportazh, intervistë) dhe a përcaktohet zhanri varësisht nga vendi prej nga vjen informacioni. Së fundi është monitoruar autorësia e lajmeve për secilin nivel gjeografik prej nga raportohet. Artikulli konstaton raportin mes informacionit bazuar nga koncepti hapësinor, arsyet e këtij raporti dhe specifikat e këtij raportimi. Metodologjia e përdorur është ajo e matjes dhe analizës së produktit/informacionit në median e shkruar, sigurisht e mbështetur në literaturën teorike. Janë përzgjidhur disa të përditshme që publikohen në Tiranë; të përditshme që janë organet zyrtare të partive kryesore, përkatësisht “Zëri i Popullit” dhe “Rilindja Demokratike”. Dy media që deklarohen të pavarura, përkatësisht “55” dhe “Dita”, një e përditshme të qendrës “Panorama” si dhe një e përditshme që është zgjatim i disa aktiviteteve të tjera, gazeta “Mapo”. Analiza është sasiore dhe cilësore. |
Genre | Article |
Topic | gjeografia e informacionit |
Identifier | 1848-4298 |