Abstract |
Ky punim trajton propagandën e përdorur nga shtetet si pjesë e politikës së saj për të arritur efekte në politikën e jashtme. Propaganda e brendshme preket vetëm kalimthi në pjesën e shpjegimit të nocionit të propagandës, për shkak se objekti i trajtimit kërkon të përqendrohet në propagandën serbe kundrejt shqiptarëve, pra në propagandën që i adresohet jo vetëm opinionit të brendshëm, por në radhë të parë atij të jashtëm. Në këtë kontekst, bëhet një zhvendosje edhe në kohë, duke u kthyer në propagandën serbe që në kohën e përpjekjeve shqiptare për krijimin e komb-shtetit. Punimi ka për qëllim vetëm të marrë shembujt më ekstremë nga e kaluara dhe e tashmja, e jo të ndalet në vazhdimësinë e kësaj propagande, me qëllim të ndërlidhjes edhe me fushatën e fundit propagandistike për demonizimin e shqiptarëve. |