eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Operatorët audiovizivë lokal dhe rajonal në Shqipëri; Përpjekje ndaj një tranzicioni të tej zgjatur |
Names |
Çipuri, Ramadan
|
Date Issued | 2016 (iso8601) |
Abstract | Operatorët audioviziv lokalë dhe rajonalë në Shqipëri, por jo vetëm, duket se po përballen me një sërë sfidash në disa drejtim. Modelet ekonomike mbi të cilat ata mbështeten, kanë bërë që oferta mediatike për publikun të jetë në nivele që lënë për të dëshiruar. Parë në një realitet shqiptar, operatorët audiovizivë lokalë shfaqin problem të shumta si nga programacioni që ofrojnë, po ashtu edhe nga mënyra e menaxhimit dhe ndjekja e zhvillimeve të shpejta teknologjike. Ky punim paraqet karakteristikat kryesore të këtyre operatorëve, duke kërkuar përgjigje ndaj pyetjes ―A janë operatorët audovizivë lokalë dhe rajonalë në Shqipëri të gatshëm për të përballuar mundësitë dhe sfidat që vijnë nga shërbimet online?‖ Ky studim bazohet kryesisht në të dhëna parësore sasiore, të mbledhura përmes dy anketimeve të bëra me 206 gazetarë dhe 41 pronarë, administratorë dhe drejtues të operatorëve audio-vizivë lokalë dhe rajonalë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Përzgjedhja e gazetarëve ka qenë e rastësishme, ndërkohë, për grupin e dytë, fillimisht u synua të intervistohen pronarët, por në pamundësi të tyre iu drejtuam administratorëve dhe, në rastet kur nuk u kontaktua asnjëri prej administratorëve, u intervistuan drejtorët. Anketat u zhvilluan gjatë periudhës gusht-nëntor 2016, falë projektit të Departamentit të Shkencave të Komunikimit në Shkollën e Lartë ―Hëna e Plotë‖ (Bedër), të mbështetur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA). Në fund të studimit u arrit se një pjesë e rëndësishme e operatorëve lokalë që operojnë jashtë Tiranës do ta kenë të vështirë të përballen dhe t‘i rezistojnë sfidave të reja teknologjike. Ata shfaqin problem serioze si me ofertën mediatike, po ashtu edhe me burimet njerëzore, infrastrukturën teknike dhe teknologjike etj. |
Genre | Article |
Topic | mediet lokale |
Identifier | 978-9928-4345-1-7 |