eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Problematikat e transmetimit si mungesë e financimeve në televizionet lokale në qytetin e Gjirokastrës |
Names |
Bega, Aurora
|
Date Issued | 2016 (iso8601) |
Abstract | Prezantim Posteri Në kushtet e dixhitalizimit të mediave në Shqipëri dhe zhvillimit të vrullshëm të medias sociale, si një medium i rëndësishëm qe po zëvendëson median tradicionale, duket se mediat lokale kanë mbetur disi në hije. Qyteti i Gjirokastrës mbulohet nga tre televizione kryesore: televizion publik lokal TVGJ, dhe dy televizione lokale Alpo dhe Channel 7 të cilat prodhojnë lajme për të gjithë zonën dhe rrethinat e saj. Këto televizione kanë si burim të ardhurash vetëm reklamat dhe të ardhurat e realizuara janë të pamjaftueshme për të pasur staf të plotë dhe te kualifikuar si edhe mundësi për të prodhuar emisione cilësore që i diferencojnë nga njëra-tjetra dhe i afrojnë më afër televizioneve kombëtare. Një tjetër problematikë e televizione lokale në qytetin e Gjirokastrës është formimi akademik i stafit që punon në këto media. Pjesa me e madhe e gazetarëve dhe stafit teknik nuk kanë studiuar në fushat që përkojnë me pozicionin e tyre të punës çka cenon profesionalizmin e tyre. Ky punim synon të mbledh të dhëna në tre televizionet lokale duke sjellë kështu një paraqitje të plotë të problemeve të financimit, prodhimit mediatik dhe statusit profesional të gazetarit në televizionet lokale të qytetit te Gjirokastrës. |
Genre | Article |
Topic | media lokale |
Identifier | 978-9928-4345-1-7 |