Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Tendenca të reja në artet pamore të Kosovës – nga narracioni në konceptualizëm
 
Names Nimani, Shyqri
Date Issued 2008 (iso8601)
Abstract Artin modern e sollën në Kosovë gjatë viteve 1960-1970 brezat e parë të krijuesve shqiptarë, të cilët u diplomuan në akademitë e arteve të qendrave kryesore artistike të
ish-Jugosllavisë – Lubjanë, Zagreb dhe Beograd. Këta krijues do të hyjnë në histori si pionierë të artit modern kosovar. Disa nga këta artistë tentuan të zhvillonin stile dhe doktrina autentike. Disa të tjerë, ndërkaq, që nuk arritën të shmangnin ndikimet e pedagogëve të tyre, mbetën fatkeqësisht nën ndikimet bejkëniane apo shagaliane. Përfaqësuesit më karakteristikë në pikturë, janë:
Nysret Salihamixhiqi, Muslim Mulliqi, Xhevdet Xhafa, Engjëll Berisha, Adem Kastratit, Esat Valla;
në skulpturë: Agim Çavdarbasha dhe Agim Rudi;
në grafikë: Gjelosh Gjokaj, Fatmir Krypa, Agim Salihu dhe Ymer Shaqiri;
në artet e aplikuara: Agush Beqiri Nuredin Loxha Simon Shiroka, Shyqri Nimani dhe Violeta Xhaferi.
Pas viteve 1970, u shfaq new media art si kategori më vete. Togfjalëshi arti bashkëkohor (contemporary art) i referohet në përgjithësi artit që krijohet tani (art being done now). Karakteristikë e posaçme e artit bashkëkohor janë çështjet që shpeshherë trajtohen nën ndikimin e koncepteve që paraqesin në botën e sotme termat si p.sh. klonimi, politika, ekonomia, seksualiteti, racat, etnitetet, të drejtat e njeriut, lufta, varfëria etj. me një impenjim të veçantë në performanca, instilacione dhe video, duke tejkaluar kështu tërësisht kufijtë konvencionalë.
Genre Article
Topic artet pamore
Identifier 1848-4298