Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe kultura kombëtare
 
Names Kallaba, Ismet
Date Issued 2015 (iso8601)
Abstract Ky artikull trajton rëndësinë që kanë mediat e pakicave, në vendet shumënacionale dhe shumëgjuhësore, siç është Mali i Zi, për informimin e popullatës pakicë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar të tyre. Ai merret specifikisht me mediat në gjuhën shqipe, që ka veçantësitë e saj në raport me mediat e pakicave të tjera, qoftë edhe për shkak të veçorive gjuhësore. Ato luajnë rol të pazëvendësueshëm për prezantimin dhe ruajtjen e kulturës, gjuhës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi. Artikulli ka për qëllim të analizojë aspekte të ndryshme në raportin e medias shqipe dhe kulturës kombëtare, si dhe ndërvarësinë e tyre. Në kushtet e prirjeve të sotme, kur kultura globale po i zë vendin gjithnjë e më tepër kulturës kombëtare, pyetja që shtrohet është se sa mund të mbijetojë ajo (kultura kombëtare)? Si rast studimi është marrë gazeta “Koha javore”, e vetmja e përjavshme në gjuhën shqipe që botohet në Mal të Zi. Njëra prej veçorive të saj është krijimi i hapësirës së përbashkët kulturore shqiptare. Artikulli mbron tezën se mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi janë faktor i rëndësishëm për zhvillimin e kulturës kombëtare, respektivisht identitetit kombëtar, duke qenë se interesimi i publikut këtu për çështje të tilla është parësor.
Genre Article
Topic medie e pakicës
Identifier 1848-4298