Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Marrëdhëniet me publikun të institucioneve përballë të drejtës për informim - realiteti shqiptar
 
Names Cuka, Fatjon
Date Issued 2017 (iso8601)
Abstract Evoluimi i marrëdhënieve publike është shoqëruar edhe me evoluimin e praktikave të ndryshme të marrëdhënieve mes institucioneve dhe mediave, ku një vend të veçantë ka edhe përmbushja e të drejtës për informim, konkretisht të aksesit në informacion. Por kjo marrëdhënie shpesh ka qenë objekt diskutimi dhe një debati të vazhdueshëm për rolin e marrëdhënieve publike për informimin rreth çështjeve dhe temave që kanë të bëjnë me interesin publik. A janë marrëdhëniet publike të institucioneve të prirura për ta garantuar dhe respektuar të drejtën për informim dhe për informimin cilësor të qytetarëve? Sa lehtësi krijojnë zyrat e shtypit të institucioneve qendrore dhe vendore për aksesin në informacion për mediat? A e shfrytëzojnë si duhet mediat Ligjin për të Drejtën e Informimit? Sa e përdorin mediat të drejtën për informim për të promovuar dhe ofruar transparencën e institucioneve publike? Cili është roli i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në rritjen e transparencës dhe besueshmërinë e informacionit? Si kanë reaguar institucionet shqiptare ndaj mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve për të përmbushur detyrimet ligjore në lidhje me të drejtën e informimit? Këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot në një kohë kur kemi një evoluim të praktikave dhe marrëdhënieve mes institucionit të marrëdhënieve publike dhe mediave. Përdorimi i teknologjive të reja dhe mediave sociale ka shtuar ndjeshëm nivelin e komunikimit midis institucioneve dhe publikut, aktorëve politikë e publikë me publikun dhe anasjelltas. Në këtë realitet të ri natyrshëm shtrohet diskutimi rreth ndikimit të marrëdhënieve publike mbi saktësinë e informacionit dhe mbulimin me informacion të fushave të ndryshme të shoqërisë.
Qëllimi i këtij hulumtimi është që të shikohen aspekte të veçanta të marrëdhënies mes marrëdhënieve publike nga njëra anë dhe të përmbushjes të së drejtës për informim nga ana tjetër, tendenca që kanë institucionet përballë kësaj të drejte, që është një e drejtë kushtetuese dhe që rregullohet me një ligj të veçantë, si dhe marrëdhënia që krijohet mes zyrave të shtypit dhe medieve në kuadër të së drejtës për informim, në rastin e kërkesave zyrtare për informacion nga gazetarët apo kategori të tjera.
Genre Article
Topic E drejta për informim
Identifier 1848-4298