Abstract |
Ky material do të trajton një temë që prej kohësh ka qenë relevante në qarqet shkencore. Ështe fjala për kuptimin apo nocionin e gjuhës angleze si Lingua Franca (ALF) dhe rolin e saj në formimin e politikave arsimore të gjuhës në Evropë, e që është krijimi i një individualizmi plurilingual dhe një mjedisi shumëgjuhësh që karakterizohet me tolerancë dhe respekt për të ndryshmen. Pjesa e parë merret me përhapjen e gjuhës angleze në nivel global si rezultat i globalizimit, zhvillimit të teknologjive të informacionit dhe nevojës për mësim dhe avancim gjatë gjithë jetës. Ky koncept flet për politikat e gjuhës arsimore të Evropës, ku dominimi i anglishtes është i pranishëm. Qëllimi i punës është të prezantojë, në bazë të një sondazhi të burimeve përkatëse, anglishtën si Lingua Franca në formimin e politikave arsimore gjuhësore në Evropë. Disa autorë besojnë se njohuritë e ALF mundësojnë lëvizjen më të madhe të qytetarëve të Evropës dhe pjesëmarrjen në të gjitha sferat publike, dhe se ALF mund të shërbejë për të promovuar gjuhë dhe kultura tjera. Megjithatë, në Këshillin e Evropës mendohet se ka shumë dominim gjuhësor. Gjuha angleze mund të rrezikojë dëshirën e politikave të gjuhës evropiane për të krijuar një shoqëri shumëgjuhësore, ku të gjitha gjuhët janë të barabarta dhe të vlefshme në mënyrë të barabartë. |