Abstract |
Ky punim analizon efektet e politikës fiskale në rritjen ekonomike të vendeve të hapura e në zhvillim siç janë vendet e Evropës Juglindore. Diskutimi që lidhet me ndikimet e politikës fiskale në rritjen ekonomike është mjaft aktual, pasi zhvillimi i instrumenteve të duhura fiskale mund të çojë në rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të këtyre vendeve. Metodën të cilën e kam përdorur në këtë punim është modeli Panel data, përkatësisht Pooled OLS, Fixed Effects, Random Effects dhe Hausman Taylor-IV, për të vlerësuar ndikimin e politikës fiskale në rritjen ekonomike. Variablat e përdorura në këtë punim janë: GDP–rritja ekonomike, të ardhurat tatimore dhe shpenzimet qeveritare. Rezultatet e arritura tregojnë se politikat tatimore të qeverisë kanë ndikim më të madh në rritjen ekonomike se sa ato të shpenzimeve. Ndikimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në rritjen ekonomike u analizua me të dhëna prej vitit 1994 deri 2015. |