Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title SHBA dhe Kosova: Nga të Drejtat e Njeriut te Pavarësia
 
Names Dalipi, Samet
Date Issued 2013 (iso8601)
Abstract Opinioni intelektual amerikan lidhur me Kosovën është përcjellë dhe vazhdon të përcillet me vëmendje të theksuar nga qytetarët dhe politikbërësit e Kosovës. Qëndrimet e tyre kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë si indikatorë shumë të rëndësishëm të zhvillimeve për të ardhmen e saj. Ky kujdes i opinionit kosovar ndaj reflektimeve amerikane lidhur me Kosovën është rezultat i pragmatizmit amerikan në afirmimin e vlerave liridashëse dhe promovimit të demokracisë në botë nga ky vend.

Shkatërrimi i përgjakshëm i ish Jugosllavisë ishte një shtytje për një kujdes më të shtuar nga bashkësia ndërkombëtare, e sidomos nga SHBA-t, në moslejimin e edhe të një tragjedie njerëzore, e cila do të rëndonte ndërgjegjen e politikbërësve të kohës.

Shqiptarët për dhjetë vite rezistuan paqësisht kundër nacionalizmit ekspansionist serb, por zëri i tyre, përkundër simpative, nuk mjaftoi për të tërhequr kujdesin e duhur ndërkombëtar pa hyrë në ciklin e dhunës ndëretnike.

Dukej se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare kishte iluzion vazhdimin e qëndrimit të ish federatës, ashtu siç do të konsideronte edhe mundësinë e gjetjes së zgjidhjes së çështjes së Kosovës brenda një mbetjeje serbo-malazeze, apo më vonë brenda Serbisë.

Pavarësinë e tyre, kombet e ish Federatës Jugosllave, e paguan me humbjen e qindra mijëra jetëve, si pasojë e të udhëhequrit nga mitet e besëtytnitë e trilluara mesjetare, mbi të cilat u formësua ideologjia serbomadhe, pararojë e së cilës do të qëndrojë Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë.

Në këtë punim do të paraqitet opinioni zyrtar politik e akademik i SHBA-ve lidhur me politikat amerikane për Kosovën para, gjatë dhe pas luftës, si dhe nga dokumentacioni i publikuar do të vërehet një evoluim substancial i qëndrimit karshi zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Genre Article
Topic Ndërtimi i paqes
Identifier 1848-4298