eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Burimet njerëzore dhe financiare në mungesë; media lokale drejt „tkurrjes‟ ekstreme |
Names |
Ymeri, Anisa
|
Date Issued | 2016 (iso8601) |
Abstract | Mediat gjeneraliste, ato kombëtaret dhe ato juridikisht lokalet por që transmetojnë thuajse në të gjithë territorin e vendit dhe të gjitha nga Tirana, informacionin lokal, e kanë periferik. Në këto kushte, veçse pjesërisht, lokalja nuk është e pranishme në peizazhin audoviziv të Shqipërisë. Nga ana tjetër, vetë media lokale e cila edhe në statusin e saj juridik, ka të përcaktuar transmetimin e informacionit në një hapësirë dhe për një hapësirë të kufizuar, nuk e përmbush misionin e saj. Por ndërsa epoka e transmetimeve digjitale po afron, rreziku që i kanoset këtyre mediave lokale, me kapacitetin aktual që kanë është shumë i madh pasi do të jetë shumë e vështirë që të përmbushin standardet e këtij procesi dhe të ekzistojnë. Përkundër kësaj, ka një audiencë të madhe në numër, e cila është shumë e interesuar që të marrë informacion nga mediat lokale të cilat vlen të theksohet, janë domosdoshmëri për demokracinë lokale. Hipoteza e kërkimit: Në kushtet e mungesës së financimeve burimeve njerëzore, në epokën transmetimeve digjitale e cila do të përmbysë shumë raporte, media lokale rrezikon ‗të tkurret‘ edhe më tej, duke u bërë edhe më inekzistente. Metodologjia: Analizë e kapaciteteve fizike të operatorëve lokalë referuar teknologjisë që ka në përdorim, personave të punësuar dhe orëve të transmetimit. Për të bërë këtë analizë do të shërbejnë edhe intervista me disa ndër gazetarët e mediave lokale që thuajse në çdo rast janë edhe korrespodentë të mediave qendrore; invervista me pronarë të mediave lokale për të analizuar sfidën e medias lokale në kohën e transmetimeve digjitale. Rezultatet e pritshme të kërkimit: Media lokale, në kushtet aktuale të ekzistencës së saj, do ta ketë shumë të vështirë mbijetesën, sidomos në një proces digjitalizimi në vijim dhe që ende nuk dihen se cilat do të jenë kushtet e reja me të cilat duhet të përballen operatorët lokalë në Shqipëri sot. |
Genre | Article |
Topic | mediet lokale |
Identifier | 978-9928-4345-1-7 |