Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Çështje etike të fotografisë së medias
 
Names Zguri, Rrapo
Date Issued 2014 (iso8601)
Abstract Syri nuk gënjen. Aparatet fotografike bazohen në besnikërinë e syrit. Rrjedhimisht ato nuk gënjejnë (camera never lies – kamera nuk gënjen kurrë). Për vite e dekada me radhë fotografët e medies e kanë pasur si mburojë dhe argument të parë këtë tipologji arsyetimi që lidhet me debatin e hershëm rreth raporteve të këtij mediumi vizual me të vërtetën objektive.

Duke thjeshtëzuar analizën teorike-filozofike, çështja shtrohet: fotografia është një pasqyrim objektiv i realitetit apo është një lloj informacioni vizual i cili është i ndikuar nga subjektiviteti i autorit të saj? Ç’rol kanë bindjet, pikëpamjet, stereotipat, paragjykimet, interesat, përkatësia individuale apo shijet e autorit të një fotografie në krijimin e produktit final?

Trajtesa e mëposhtme synon të hedhë dritë mbi raportet e fotografisë së medies me të vërtetën objektive, duke u ndalur në debatin teorik në këtë fushë. Një vend të konsiderueshëm zë analiza e problemeve etike të fotogazetarisë në Shqipëri si dhe roli i digjitalizimit të medies dhe i internetit në amplifikimin e këtyre problemeve. Pas vështrimit panoramik dhe të detajuar, vijnë edhe konkluzionet dhe rekomandimet që do t’i shërbejnë praktikës së fotogazetarisë për të minimizuar shkeljet etike përmes ndërtimit të një kornize vetërregulluese dhe një politike editoriale efektive dhe transparente.
Genre Article
Topic media vizuale
Identifier 1848-4298