Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Tipologjia e gazetarit shqiptar sot
 
Names Godole, Jonila
Date Issued 2013 (iso8601)
Abstract Në dallim nga vendet e tjera të Lindjes, në Shqipëri pjesa më e madhe e gazetarëve të sistemit të vjetër që kishin operuar brenda normave dhe kornizës ideologjike në fuqi, u shtrënguan ta lënë profesionin menjëherë pas ndryshimeve në vend, në periudhën kohore 1990-1992. Brezi i ri i gazetarëve që i zëvendësoi, filloi të operonte në një vakuum ligjor, duke mos përfillur normat ligjore dhe ato morale. Ky radikalitet është shenjues për të gjithë tranzicionin shqiptar, siç do të tregojë ky punim. Zhvillimi i gazetarisë në Shqipëri, në njëzet e dy vitete fundit, pasqyron qartë përpjekjet për të fuzionuar vlerat e mbartura perëndimore brenda një shtrati kulturor dhe tradicional ekzistues.



Konkretisht dy pyetjet themelore që shtron ky punim janë:

Kush është profili i gazetarit shqiptar sot?

Cilat janë tiparet e kulturës profesionale të gazetarisë shqiptare?



“Kultura profesionale“ në këtë studim do të kuptohet si “një proces pune i individëve profesionistë” dhe “karakteristika apo paraqitja e gazetarisë si një institucion i pavarur, si një profesion dhe diskurs brenda një konteksti konkret politik, ekonomik apo kulturor”. Sipas këtij përkufizimi, dinamikën e gjerë të kulturës së gazetarisë nuk mund ta reduktojmë në normat etike dhe teoriko-sistemike të një profesioni të caktuar.
Genre Article
Topic Gazetar
Identifier 1848-4298