Abstract |
Në mars të vitit 2014-të, kur mediat ndërkombëtare po reagonin dhe kundërshtonin ndërhyrjen ushtarake të ushtrisë ruse në territorin e Ukrainës, në provincën e Krimesë, një deklaratë e fuqishme e presidentit rus Vladimir Putin ndryshoi mbulimin mediatik të ngjarjes. Ai deklaroi se “Krimeja është Kosovë” dhe se aneksimi i Krimesë nga Ukraina është i ngjashëm me aneksimin e Kosovës nga Serbia dhe çdo argument tjetër është veçse një përpjekje për të thyer rregullat që perëndimi aplikoi në rastin e Kosovës. Kjo deklaratë i dha startin një lufte mediatike që nuk ishte parë ndonjëherë më parë, duke hequr vëmendjen e opinionit publik nga ngjarja e vërtetë dhe duke ushqyer një lloj konspiracioni informativ që kalonte përtej kanaleve diplomatike. Ky punim do të bëjë një analizë të thelluar të mënyrës se si politika e jashtme përdor teknika të marrëdhënieve me publikun për të qenë e pranishme në mediat globale. Nga ana tjetër, punimi do të bëjë një analizë të mënyrës se si mediat bëhen subjekt i teorive konspirative të shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare |