eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Aplikimi i analizës së bashkuar në marketing Rasti: “Kolegji AAB” |
Names |
Bajrami, Roberta
|
Date Issued | 2015 (iso8601) |
Abstract | Në këtë punim është bërë diskutimi rreth aplikimit të analizës së bashkuar në Marketing. Analiza e bashkuar përdoret për të studiuar faktorët që ndikojnë në vendimet që marrin konsumatorët për të bërë blerje. Analiza e bashkuar është një teknikë statistikore e cila përdoret në hulumtimin e tregut, për të përcaktuar se si njerëzit i vlerësojnë karakteristikat e ndryshme të cilat e bëjnë një produkt apo shërbim më të mirë sesa një produkt apo një shërbim tjetër. Nga ana tjetër, Marketingu merret me identifikimin e nevojave të konsumatorëve dhe plotësimin e dëshirave dhe kërkesave të tyre, gjithashtu edhe me gjetjen e formave më të mira për dërgimin e produktit apo shërbimit nga kompania deri te konsumatori. Me anë të këtij punimi është sqaruar se si i identifikojmë këto kërkesa,si i klasifikojmë disa prej tyre me anë të analizës së bashkuar, a është analiza e bashkuar matës i këtyre karakteristikave apo atributeve të produkteve dhe shërbimeve, si dhe sa jep rezultate të sakta analiza e bashkuar rreth hulumtimit të të dhënave. Për analizimin e atributeve që kanë produktet dhe shërbimet, dhe për ta ditur se cilat nga këto janë më të rëndësishme e që i shtyjnë konsumatorët të marrin vendim për t’i blerë, në këtë punim është marrë për analizë rasti konkret “Kolegji AAB” i cili ofron shërbime, më konkretisht është analizuar pse studentët zgjedhin të studiojnë në AAB. Arsyeja e marrjes në konsideratë të kësaj pyetjeje është se “Kolegji AAB” që nga themelimi i tij e deri më tani ka pasur në vazhdimësi rritje të numrit të studentëve. Me anë të analizës së bashkuar është bërë matja e opinionit të studentëve për arsyet e zgjedhjes së studimeve të tyre. |
Genre | Article |
Topic | analiza e bashkuar |
Identifier | KDU 339.138 |