Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Sfidat e menaxhimimit me infermierë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës
 
Names Jusufi, Vjollca
Jaha, Luan
Date Issued 2017 (iso8601)
Abstract Pozita e menaxherit me infermierë është komplekse dhe nënkupton shkathtësi interaksioni me pacientë dhe familjarë, infermierë, mjekë, punëtorë të tjerë shëndetësor në shëndetësi si dhe me drejtuesit e institucionit. Ky punim analizon sfidat me të cilat ballafaqohet menaxheri me inferimerë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë ushtrimit të kësaj detyre. Autorët kanë intervistuar 30 menaxherë të lartë në infermieri. Përgjigjet e fituara janë përpunuar në mënyrë statistikore. Studimi ka gjetur se edhe pse menaxheri me infermierë është pjesëmarrës në përpilim të planeve të mjekimit në shumicën e rasteve, ai në asnjë rast nuk ka marrë pjesë në përpilimin e protokoleve të mjekimit. Pjesa më e madhe e menaxherëve kanë pohuar se ka interferim të plotë ose të pjesshëm të menaxhmentit ose të mjekëve në kompetencat e tyre. Shpërblimi me ditë të lira dhe ndërrimi i vendit të punës janë instrumente të vetme të menaxherëve për të motivuar dhe sanksionuar të subordinuarit. Gati gjysma e menaxherëve nuk dinë si janë të vlerësuar nga eprorët, ndërsa çdo i katërti nuk pajtohet me vlerësimin. Shumica janë të kënaqur me imazhin publik të infermierit. Sfidat e menaxhimit me infermierë kërkojnë redefinimin e rolit të menaxherit dhe forcimin e pozicioni të tij.
Genre Thesis
Topic menaxhim me infermierë
Identifier 1848-4298