eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Krahasimi i të nxënit në nivelin parashkollor në mes të shkollave (paralele parafillore) dhe kopshteve në grupmoshën 5-6 vjet |
Names |
Jusufi, Lindita
|
Date Issued | 2015 (iso8601) |
Abstract | Çështja e të nxënit gjithnjë ka qenë dhe mbetet një ndër çështjet më të rëndësishme të shoqërisë, prandaj çdo shoqëri, në çdo periudhë të zhvillimit të saj ka pasur synim zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së edukimit dhe arsimimit të brezave. Krahas rëndësisë së saj, të nxënit konsiderohet si një proces i cili gjithnjë kërkon të zhvillohet dhe avancohet me metoda të reja, sidomos sot kur teknologjia po zhvillohet me përmasa të mëdha dhe kjo çdo herë e më shumë po ndikon në nevojat e zhvillimit edhe në aspektet e tjera në përgjithësi dhe të edukimit dhe arsimimit në veçanti. Edhe pse edukimi konsiderohet një proces i cili nis me jetën e fëmijës, faza më e hershme e edukimit institucional është faza e edukimit parashkollor, programet e të cilit i referohen shërbimeve për edukim dhe zhvillim të hershëm të ofruara në institucione parashkollore publike, paralele parafillore, institucione të tjera parashkollore e familje. Duke marr për bazë kurikulën e edukimit parashkollor, në theks të veçantë, edukimit parashkollor për grupmoshat 5-6 vjeç, përmes këtij hulumtimi synojmë të ofrojmë një pasqyrë lidhur me ndryshimet dhe ngjashmëritë në mes të përkujdesjes dhe edukimit parashkollor të fëmijëve në kopshte dhe shkolla në grupmoshat 5-6 vjeç. Në këtë hulumtim do të fokusohemi në mbledhjen e të dhënave lidhur me cilësinë e edukimit e posaçërisht të nxënit si proces edukimi në institucionet parashkollore publike dhe private, kryesisht shkollat (paralelet parafillore) dhe kopshtet me grupmoshën 5-6 vjeç dhe krahasimi e të nxënit në këtë grupmoshë në kopshte dhe shkolla. |
Genre | Article |
Topic | Të nxënit |
Identifier | KDU 37.015.3 |