Запис Детальніше

eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository

Переглянути архів Інформація
 

Metadata

 
Поле Співвідношення
 
Title Tradicionalja dhe bashkëkohorja në folklorin muzikor shqiptar
 
Names Sheholli, Bahtir
Date Issued 2008 (iso8601)
Abstract Në këtë punim bëhet fjalë për elementet karakterizues të tradicionales dhe bashkëkohores në folklorin muzikor shqiptar. Theksohen format me elemente të traditës së vjetër muzikore që janë: këngët e punës, këngët e ciklit kalendarik (me elemente pagane të besimeve të lashta popullore), këngët e traditës blegtorale, baladat, këngët epike legjendare, këngët dhe vallet lirike të dokeve, riteve dhe zakoneve të ciklit të dasmës, këngët erotike të dashurisë etj. Trajtohet edhe shfaqja e ndryshimeve në krijimtarinë e re muzikore si pasojë e “gjysmë fabrikimit” dhe temperimit të radhës tonale (shkallëve muzikore) të disa llojeve të veglave muzikore tradicionale dhe të përdorimit të mjeteve elektronike.
Këto ndryshime, si segmente të bashkëkohores në muzikën tonë popullore, të cilat gjenden tek shumë krijues të sotëm, janë pasojë e gërshetimit të tradicionales sonë të lashtë me elemente të muzikës së popujve të tjerë, nga e cila rezulton një polimetri dhe pulsim ritmik me elemente të muzikës orientale turko-arabe, rome, greke, sllave etj.
Theksohet gjithashtu që, në krijimtarinë muzikore shqiptare, risitë kanë elemente specifike në krahasim me krijimtarinë muzikore evropiane. Bëhen dhe disa vlerësime profesionale me ngjyrime kritike rreth dukurive negative të folklorizmit të sotëm muzikor gjithëshqiptar.
Genre Article
Topic tradicionalja dhe bashkëkohorja
Identifier 1848-4298