eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Roli i gjuhës angleze në WEB-faqet e NVM-ve në Komunën e Ferizajt |
Names |
Jusufi, Lindita
|
Date Issued | 2015 (iso8601) |
Abstract | Aplikimi i gjuhës angleze, si gjuhë me rëndësi të madhe, krahas zhvillimeve në gjithë botën por edhe në Kosovë është bërë i domosdoshëm për zhvillim dhe ngritje të nivelit edukativ, social, ekonomik, etj. Shtrirja e domosdoshmërisë së gjuhës angleze, pos në institucionet të cilat kanë menaxhuar zhvillimet në kohën e tranzicionit dhe të cilat janë obliguar të komunikojnë me institucione të ndryshme ndërkombëtare, ka ndikuar dhe vazhdon të jetë faktor mjaft i rëndësishëm edhe për institucionet e tjera siç janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ku rol në këtë proces gjithnjë ka luajtur dhe luan komunikimi në gjuhët ndërkombëtare, posaçërisht gjuhës angleze, si nevojë e shkëmbimit të informacioneve, ideve dhe projekteve me kompani apo institucione ndërkombëtare për të zhvilluar dhe ngritur kapacitetet, shërbimet apo prodhimet e tyre. Nisur nga fakti që Kosova ka nevojë për eksperienca e investime ndërkombëtare, si institucionet publike edhe ato private, si ndërmarrjet e mëdha edhe ato të vogla e të mesme, duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë çështjes së aplikimit të gjuhës angleze. Hulumtimi në fjalë fokusohet në identifikimin e rolit të aplikimit të gjuhës angleze në WEB-faqet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Komunën e Ferizajt, me qëllim të gjetjes nëse aplikimi i gjuhës angleze në WEB-faqet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ndikon në zhvillimin e tyre. |
Genre | Article |
Topic | Gjuhë angleze |
Identifier | KDU 339.176(496.51-2) |