eOSAUIR - Electronic Odessa State Agrarian University Institutional Repository
Переглянути архів ІнформаціяMetadata
Поле | Співвідношення |
Title | Bashkëpunimi i institucioneve parashkollore me prindërit drejt edukimit në fëmijërinë e hershme |
Names |
Bicaj, Arbërore
Bytyqi, Alberita Azizi, Tringa Xhemajli, Arbona |
Date Issued | 2018 (iso8601) |
Abstract | Edukimi parashkollor dhe, në veçanti, edukimi parashkollor i institucionalizuar është shumë i rëndësishëm për fëmijërinë e hershme. Në këtë kontekst, bashkëpunimi me prindërit paraqitet si çështje me rëndësi për cilësinë dhe për ndikimin e edukimit në fëmijërinë e hershme. Shpeshherë, prindërit nuk janë të vetëdijshëm se ata e luajnë rolin themelor në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre nëpërmjet pjesëmarrjes aktive dhe bashkëpunimit me personelin dhe institucionet e edukimit parashkollor. Hulumtimi trajton bashkëpunimin e prindërve me institucionet parashkollore (IP) dhe ndërlidhjen e këtij bashkëpunimi me faktorë si: komunikimi, mjedisi shkollor, përdorimi i transferit të përvojave profesionale të prindërve dhe njohja e prindërve me politikat e edukimit parashkollor (edukimit në fëmijërinë e hershme)1 në funksion të edukimit të fëmijëve. Hulumtimi është realizuar nëpërmjet qasjes sasiore me prindër (N = 60) dhe nëpërmjet qasjes cilësore me edukatoret, duke shqyrtuar sfidat dhe nevojat për përmirësimin e një bashkëpunimi të tillë, si dhe rolin dhe mundësitë e të dyja palëve drejt realizimit të një bashkëpunimi sa më efektiv. Gjetjet e dala nga hulumtimi dëshmojnë se identifikimi i formave dhe i faktorëve të bashkëpunimit me prindër ndikon në forcimin e rolit të trekëndëshit institucion parashkollor/familje/komunitet, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit të prindërve, nëpërmjet institucioneve parashkollore, për rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë. |
Genre | Article |
Topic | fëmijëri e hershme |
Identifier | 1848-4298 |